Vjen paralajmërimi: Rama shumëfish i rrezikshëm, si i mashtroi shqiptarët dy herë për dy ditë dhe e vërteta me Vuçiqin

Aktuale

Vjen paralajmërimi: Rama shumëfish i rrezikshëm, si i mashtroi shqiptarët dy herë për dy ditë dhe e vërteta me Vuçiqin

Nga: G.B Më: 24 korrik 2021 Në ora: 13:49
Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Profesori universitar Enver Bytyçi, ka thënë se Edi Rama u përpoq që të mashtronte shqiptarët për të vërtetën e Kosovës, dy herë brenda dy ditësh.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se dje ai takoi Dua Lipën, të cilës iu drejtua me fjalën "çikë" e me vlerësime të mëdha, ndërsa sot e vlerësoi Distria Krasniqin si "luaneshë", përcjell Bota sot.

Profesori ka thënë se e vërteta është se para dy-tre ditësh, Rama foli me Vuçiqin dhe Zaevin për Minishengenin, takim që erdhi pak ditë pasi kryeministri Kurti e akuzoi Serbinë për tri gjenocide në Kosovë, ndërsa që Rama për këtë nuk tha asnjë fjalë.

Sipas tij, Rama në këtë rast është palë me Serbinë dhe kundër Kosovës dhe dëshiron që ta izolojë Kosovën duke e paraqitur si problem në dialog.

Profesori ka thënë se Rama është shumëfish i rrezikshëm dhe duhet larguar si kërcënim dhe rrezik kombëtar.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Edi Rama për dy ditë, dy herë u përpoq të mashtrojë shqiptarët për të vërtetën e Kosovës. Dje ai takoi Dua Lipën dhe iu drejtua me fjalën "çikë" e me vlerësime të mëdha. Sot e vlerësoi Distria Krasniqin si "luaneshë"! Mediet tona e përhapin këtë intrigë ramsiste në mënyrë normale dhe e shesin si "patriotizëm" të Edi Ramës.

Por si qëndron e vërteta? Para dy-tri ditësh Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Zoran Zaev folën online për Minishengenin dhe do të mblidhen përsëri në Shkup në fund të muajit. Ky takim virtual ndodhi vetëm dy-tri ditë pasi Albin Kurti e akuzoi presidentin e Serbisë për gjenocid në Kosovë, madje jo për një, por për tri gjenocide (1876-78, 1912-1913 dhe 1998-1999). Edi Rama në takimin virtual nuk tha asnjë fjalë për mosmarrëveshjet e Vuçiq me kryeministrin Kurti. Nuk ia përmendi as kërcënimet e përditshme që Beogradi ia bën Kosovës me ndërhyrje ushtarake. Asgjë, asgjë!

Kjo do të thotë se politikisht Edi Rama është palë me Serbinë dhe kundër Kosovës! Është në akord me Vuçiqin për ta izoluar Kosovën, për ta paraqit qeverinë e Kosovës si "problemi" në bisedime e në dialog. Pra dhe për ta vazhduar lojën e rehabilitimit të kriminelit të luftës, Aleksandër Vuçiq. Me qëllim që në sytë e opinionit publik ta maskojë këtë veprimtari antishqiptare e destabilizuese, Edi Rama bën shou me sukseset e këngëtareve dhe sportisteve të Kosovës!

Ky është shumëfish i rrezikshëm! Ky duhet larguar si kërcënim dhe rrezik kombëtar! Këtij i duhet një ortek i madh që ta marrë përpara e t'ia humbë të gjitha gjurmët politike!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat