I bëhen shkrumb tre hektarë tokë, fermeri nga Vllahia dyshon se zjarri u shkaktua nga dora e njeriut

Aktuale

I bëhen shkrumb tre hektarë tokë, fermeri nga Vllahia dyshon se zjarri u shkaktua nga dora e njeriut

Më: 2 gusht 2021 Në ora: 18:12
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr që ndodhi pasditen e djeshme në Kushtovë të Vllahisë ka shkaktuar goxha shumë dëme në tokat bujqësore të fermerëve.

Ara e mbjellur me tre hektarë arrë e Nexhat Brahimit pasditen e djeshme u bë shkrumb teksa dëmi i saj llogaritet deri në 15 mijë euro.

Brahimi në Info Magazine tregoi se si u lajmërua për djegien e arës teksa dyshon se zjarri u shkaktua nga dora e njeriut.

“Kam pas të mbjellura tre hektarë arrë dhe jam dëmtuar goxha shumë në vlerë prej 15 mijë eurove. Nuk e di se kush e ka shkaktuar zjarrin, më ka lajmëruar një kushëri dhe kur erdha në arë kishin qenë zjarrfikësit, policia por që ishte e pamundur shuarja e zjarrit”.

“Pronat tjera nuk janë dëmtuar, vetëm prona ime ka qenë e mbjellur me arra mendoj se shkaktar i zjarrit është njeriu. Këtë ma kanë thënë edhe zjarrfikësit që kanë qenë këtu por se kush mund të jetë ai nuk e di”.

Fermeri mes tjerash kërkoi nga Ministria e Bujqësisë që të ndihmohen të gjithë fermerët që janë dëmtuar nga zjarret.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat