Vazhdojnë shifrat alarmante: 18 të vdekur në Kosovë nga Covid, 2295 të infektuar

Aktuale

Vazhdojnë shifrat alarmante: 18 të vdekur në Kosovë nga Covid, 2295 të infektuar

Nga: G.B Më: 26 gusht 2021 Në ora: 15:07
Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

18 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid në Kosovë, në 24 orët e fundit, përcjell Bota sot.

Sipas IKSHPK-së, janë infektuar 2295 persona, ndërsa janë shëruar 1183 persona.

Njoftimi i plotë:

#Bashkëiadalim

26 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.406 testime, 2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.

Në total numri i rasteve aktive është 24.939.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/.../2e546d77.../page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat