Çitaku: Ambasadave të Kosovës po i vihet dryni, papërgjegjësi totale e Qeverisë dhe Presidencës

Aktuale

Çitaku: Ambasadave të Kosovës po i vihet dryni, papërgjegjësi totale e Qeverisë dhe Presidencës

Nga: A.Zh Më: 30 gusht 2021 Në ora: 13:03
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës, se po suspendon politikën e jashtme.

Ajo ka thënë se nga sot shumica e Ambasadave të Kosovës janë pa titullar, duke e quajtur këtë papërgjegjësi totale ndaj shtetit, përcjell Bota sot.

Sipas saj, Qeveria dhe Presidenca kanë pasur mjaftueshëm kohë që të përzgjedhin Ambasadorët dhe nuk kanë arsyetim.

Reagimi i saj në Facebook:

Nga sot, shumica e Ambasadave të Republikës së Kosovës janë pa titullar. Pa shef misioni, dhe pa të ngarkuar me punë.

Ka edhe ambasada të cilave u është vënë dryni. Kjo është papërgjegjësi totale ndaj shtetit. Kjo është suspendim i politikës së jashtme.

Qeveria dhe Presidenca kanë pasur mjaftueshëm kohë që të përzgjedhin Ambasadorët. Nuk ka asnjë arsyetim. Papërgjegjësi ndaj shtetit dhe mungesë konsiderate për shtetin nikoqir.

Në diplomaci, nëse e tërheqë shefin e misionit, pa dërguar emrin e pasuesit, dërgohet mesazh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat