Brenda 24 orëve 28 të vdekur: 2 të vrarë, 2 fëmijë vdiqën nga zjarri, 24 nga Covidi

Aktuale

Brenda 24 orëve 28 të vdekur: 2 të vrarë, 2 fëmijë vdiqën nga zjarri, 24 nga Covidi

Më: 9 shtator 2021 Në ora: 00:28
Foto ilustrim

Vetëm gjatë së mërkurës 28 qytetarë të vendit kanë humbur jetën. Nga 28 viktimat,  dy janë vrarë në orët e mbrëmjes në qytetin e Pejës.

Në Pejë mbetën të vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës nga PDK, Astrit Ademaj dhe zyrtari i lartë i kësaj partie, Blerand Kadriaj. Deri te vrasja dyshohet se ka ardhur pas një konflikti momental që ka ndodhur në afërsi të shtëpisë së viktimës, Astrit Ademaj.

I plagosur ka mbetur edhe vëllai i Astrit Ademajt për të cilin është bërë e ditur se është nën arrest dhe se gjendja e tij është stabile. Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti momental pranë shtëpisë së Astrit Ademajt.

“Është një rast tragjik që ka ndodhur në qytetin e Pejës. Janë vrarë dy djem të ri. Siç duket ka qenë një konflikt momental, ndoshta ka qenë edhe i mëhershëm, por pas konfliktit momental para shtëpisë së Astritit ka ardhur deri te vrasja”, tha ai.

Ai tha se dyshohet se e kanë pasur një konflikt të mëhershëm dhe sonte janë munduar të pajtohen.

Një ngjarje shumë e rëndë e së mërkurës ishte edhe rasti kur dy fëmijë nga komuna e Gjakovës vdiqën si pasojë e një zjarri në shtëpinë e tyre. Derisa brenda 24 orëve janë shënuar sipas IKSHPK-së edhe 24 viktima nga Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat