Shpend Ahmeti jep parashikimin interesant se kush do të shkojë në balotazh në Prishtinë

Aktuale

Shpend Ahmeti jep parashikimin interesant se kush do të shkojë në balotazh në Prishtinë

Nga: P.R Më: 16 shtator 2021 Në ora: 19:42
Shpend Ahmeti

Në Kosovë ka nisur sot fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 17 tetor.

E gara me e ashpër padyshim do të jetë në Prishtinë, ku partitë synojnë fitore.

Lëvizja Vetëvendosje garon me Arben Vitinë, Lidhja Demokratike e Kosovës me Përparim Ramën, PArtia Demokratike me Uran Ismajlin e Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me Daut Haradinajn.

E një parashikim interesant e ka dhënë kryetari i tanishëm i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Edhe pse jo në mënyrë direkte, Ahmeti ka treguar dy kandidatët, që sipas tij do të shkojnë në balotazh.

“Nqs Prishtina shkon në balotazh le të jetë marrëveshje. Ai që humbet të bëhet Ministër i Shëndetësisë. win-win”, ka shkruar Ahmeti në twitter, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se Arben Vitia është tani edhe Ministër i Shëndetësisë, ndërsa Uran Ismajli ka qenë Ministër i Shëndetësisë gjatë qeverisë Haradinaj.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat