Ky është libri që përmban 80% thirrje kundër LDK-së dhe politikës Rugoviane/ Ka apo nuk ka arkiva UÇK -ja?!

Aktuale

Ky është libri që përmban 80% thirrje kundër LDK-së dhe politikës Rugoviane/ Ka apo nuk ka arkiva UÇK -ja?!

Nga: M.L. Më: 17 shtator 2021 Në ora: 17:46
Nexhat Haziri

Kandidati i LDK-së për Asamblenë komunale të Obiliqit dhe analisti Nexhat Haziri, ka ngritur edhe njëherë çështjen e arkivave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai në një postim në facebook ka përmendur edhe një libër që përmban thirrje kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kundër politikës së presidentit Rugova.

“Ka apo nuk ka arkiva UÇK -ja? Libri i Gafurr Elshanit” Ushtria Çlirimtare e Kosovës-Dokumente dhe artikuj,” përmbanë në 80% thirrje kundër LDK-së dhe kundër politikës që udhëhiqej në atë kohë nga presidenti i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me një gjuhë kërcënuese, linçuese që bënin thirrje të hapur për dhunë dhe vrasje, e deri të shpallja e presidenti Rugova si kolaboracionist, i cili duhet dënuar me vrasje”, shkroi Haziri në Facebook.

Po ashtu, ai tregon se në këtë libër janë botuar edhe komunikata të ndryshme ku UÇK -ja ka marrë përgjegjësi për vrasje të ndryshme. Haziri ka përmendur edhe projektligjin për mbrojtjen e vlerave të UÇk-së, duke theksuar se aty përmenden edhe ARKIVAT e UÇK-së.

Atëherë këto dokumente a janë edhe në arkivin e UÇK -së dhe nëse nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston arkivi i UÇK -së, pse është future në Projektligjin e mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili nuk është miratuar dhe në të cilin thuhet:

Projektligjin për mbrojtjen e vlerave të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) parasheh përcaktimin e obligimit institucional dhe qytetar për mbrojtjen e vlerave të luftës së UÇK-së. Vlerës e luftës, sipas këtij projektligji, është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK, vetë UÇK-ja si formacion ushtarak i armatosur, veterani i UÇK-së, flamuri, betimi i ushtarit, stema, Shtabi i Përgjithshëm, Drejtoria Politike, Shtabet e zonave operative, ARKIVAT, si dhe Kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe komplekset tjera. Pra, ka apo nuk ka arkiva të UÇK -së ? (n.h)”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat