Bislimi jep detaje për marrëveshjen: Kjo është e vetmja pikë që Serbia ende nuk ia ka dhënë pëlqimin

Aktuale

Bislimi jep detaje për marrëveshjen: Kjo është e vetmja pikë që Serbia ende nuk ia ka dhënë pëlqimin

Nga: A.Zh Më: 29 shtator 2021 Në ora: 18:48
Besnik Bislimi dhe Miroslav Lajçak

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka arritur marrëveshje me Serbinë sa i përket targave të automjeteve.

Ai ka thënë se marrëveshja me palën serbe parasheh tri elemente, përcjell Bota sot.

“Ka mbetur vetëm pala serbe të jap dakordimin final. Marrëveshja parasheh tri elemente. E para nga dita e hënë si Kosova ashtu edhe Serbia të avancojnë në përdorimin e stikersave në vend të ndërrimit të tabelave, që ishte edhe synimi i ynë të kemi trajtim të barabartë. Është e përkohshme dhe do të formohet grup punues për gjetje të një zgjidhje të përhershme për lëvizje të lirë të veturave mes vendeve, brenda gjashtë muajve. Pika e tretë ka të bëjë me deeskalimin e situatës, largimin e barrikadave nga dy pikat kufitare në Jarinjë e Bërnjak. Sipas kësaj marrëveshjeje, të shtunën do të vendoset KFOR-i në pikat lartë, e pas disa orëve do të zëvendësohet Policia Speciale, që paralelisht me barrikadat do të largohet nga pikat kufitare”, ka thënë Bislimi.

Ai ka treguar se pala serbe nuk ka pranuar vetëm pikën që ka të bëjë me veturat KM.

“E vetmja pikë ku Serbia ende nuk e ka dhënë pëlqimin para se marrëveshja të quhet e finalizuar ka të bëjë me veturat KM, për të cilat ata mendojnë që nuk do të duhej të aplikoheshin stikersat, kjo është absurde për arsye se ato janë tabela ilegale dhe ne nuk mund të nënshkruajmë marrëveshje ku favorizohen poseduesit ilegal të tabelave kështu që edhe ata do të kishin të njëjtin sistem për aq kohë sa lëvizin në veri, ndërkaq në jug do të konfiskoheshin”, ka thënë Bislimi, pas takimeve të zhvilluara me palën serbe dhe zyrtarët e BE-së sot në Bruksel, në kuadër të dialogut./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat