Pozhari partner biznesi me kandidatin e LDK-së, nga Vetëvendosje i reagojnë ashpër – paralajmërojnë këtë gjë

Aktuale

Pozhari partner biznesi me kandidatin e LDK-së, nga Vetëvendosje i reagojnë ashpër – paralajmërojnë këtë gjë

Nga: A.M Më: 10 tetor 2021 Në ora: 11:04
Xhevdet Pozhari

Xhevdet Pozhari është cilësuar nga shumica e opinionit si analist i Lëvizjes Vetëvendosje, për shkak të përkrahjes së tij për Qeverinë Kurti.

Mirëpo, së fundi analistit i erdhi një akuzë për anshmëri nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi.

Ai tha se Pozhari po shtiret si mbështetës i VVs-së, derisa pas mbështetet partnerin e tij të biznesit, kandidatin e LDK-së në Vushtrri, Xhafer Tahiri, përcjell “Bota sot”.

Muzaqi e zbuloi se Pozhari është partner bizinesi i Tahirit, duke publikuar fakte nga Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve.

Postimi i plotë

Ja një fakt sa për të dëshmuar që analisti Xhevdet Pozhari nuk ishte i paanshëm në vlerësimet e kandidatëve për Vushtrrinë.

Në mënyrë djallëzore duke u shitur kinse mbështetës i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, bënë misionin e tij kryesor duke mbivlerësuar Xhaferin, partnerin e tij në biznese për të cilat faktet tjera do publikohen..

17 tetori është dita!

#AsrimRexhepi144

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat