Çun Lajçi i lutet kryeministrit: Albin djali! Largoje gjarpnin n`qeverië tande, ai asht flaka e Vuçiqit që po na djegë!

Aktuale

Çun Lajçi i lutet kryeministrit: Albin djali! Largoje gjarpnin n`qeverië tande, ai asht flaka e Vuçiqit që po na djegë!

Nga: M.L. Më: 14 tetor 2021 Në ora: 12:21
Çun Lajçi dhe kreyministri Albin Kurti

Ministri i Qeverisë së Kosovës, dhe Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, pas aksionit të Policisë së Kosovës në nivel vendi, kundër kontrabandës së mallrave dhe krimit të organizuar, ka reaguar duke thënë se do të takohen në Rashkë me Presidentin e Serbisë, Vuçiq.

Do të shkojmë të gjithë, po qe nevoja edhe 15 mijë ose 20 mijë njerëz do të vijnë”, tha ndër të tjera ministri i Qeverisë së Kosovës, që gjarjet e djeshme i quajti "natë e kristaltë".

E lidhur me këtë deklaratë pati reagime të shumta, ku u kërkua shkarkimi i Goran Rakiqi-it nga posti i ministrit në Qeverinë e Kosovës.

Një kërkesë e tillë erdhi sot nga aktori Çun Lajçi. Ai i bëri thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që ta largoj Rakiqin, që sipas tij është gjarpri brenda qeverisë.

Postimi i plotë i Çun Lajçit në Facebook:

Albin djali!

E di se ke këshilltarë. E di se ka kush me t'mësua ma mirë se unë.

E di se letrat e mia nuk i lexon! I vogël dhe i pa dishëm të dukem! S'kam letra me vlerë e dekorata peër me m'besua! Nuk idhnohem! Je Kryeministër dhe t'rrespektoj e ta mbështes punën e mirë!

Por...!

Nëse gjithçka bane mirë mujin e fundit, t'keqën nuk e largove hala!

Largoje Rakiçin, gjarpnin n'qeverië tande. T'zezën e natës e erën që frynë ditën!

Ndëgjoje zanin e arësyes, jo mua. Krimin luftoje edhe nesër kur s'do t'ketë ma fushatë. Edhe mbështetësit e saj largoi. N'ket rast Rakiçin! Ai s'asht me ty, me neve, me Kosovën! Ai asht flaka e Vuçiqit që po na djegë!

Ndëgjoje vetvetën por edhe zanin tonë pak!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat