Për studentet në fushat STEM, zgjerohet mbështetja financiare në vlerë prej një mijë euro në vit

Aktuale

Për studentet në fushat STEM, zgjerohet mbështetja financiare në vlerë prej një mijë euro në vit

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se kanë zgjeruar mbështetjen financiare në vlerë prej 1000 euro në vit, për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës.

Nagavci ka njoftuar se po ashtu kanë zgjatur afatin për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00.

“Zgjerohet mbështetja financiare në vlerë prej 1000 euro në vit, për studentt vajza/gra në fushat STEM. Sot kam nënshkruar vendimin për zgjerimin e mbështetjes financiare për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës (STEM) edhe për vitin e dytë dhe tretë.Me këtë rast, kemi zgjatur afatin për aplikim në këtë thirrje deri më datën 31.10.2021 në ora 16:00″, ka njoftuar Nagavci.

Tutje, ajo ka shkruar se thirrja për studentet vajza/gra që studiojnë në fushat STEM në institucionet publike të arsimit të lartë në Kosovë, tani përfshinë të gjitha vajzat /gratë nga viti i parë deri në të tretin sipas aneks-listës së programeve të publikuara në vendim”.

“Njëkohësisht duke u mbështetur në kërkesën e parashtruar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike të UP-së për përfshirjen e programit Komunikacion dhe Transport kemi vendosur për përfshirjen e këtij programi në aneks listën e programeve të përshtatshme për aplikim”, deklaroi ajo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat