U tha se LVV-ja shënoi rënie gjatë zgjedhjeve lokale, reagon Mimoza Kusari-Lila

Aktuale

U tha se LVV-ja shënoi rënie gjatë zgjedhjeve lokale, reagon Mimoza Kusari-Lila

Më: 20 tetor 2021 Në ora: 22:47
Mimoza Kusari – Lila

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka treguar se a ka shpjegim që partia të cilës i takon ka fituar 50% në nivel shteti, por nuk ka arritur 50% në asnjë komunë të Kosovës.

Ajo ka thënë se zgjedhjet lokale dhe ato nacionale nuk janë të formatit të njëjtë dhe se në zgjedhjet nacionale ka pasur rrethana dhe dinamikë tjetër.

“Zgjedhjet lokale dhe nacionale nuk janë të formatit të njëjtë e para, e dyta që në zgjedhjet nacionale ka pasur rrethana dhe dinamikë krejtësisht tjetër në raport me atë që është në zgjedhjet lokale ku kandidatët janë vlerësuar në kontekstin e ngjarjeve apo zhvillimeve komunale”, tha ajo.

Tutje Kusari – Lila shtoi se tashmë qytetarët e dinë mirë se cilat janë pritshmëritë si nga niveli lokal, ashtu edhe nga ai qendrorë.

“Mua më gëzon një fakt. Në krejt këtë rrethanë, shto këtu që Lëvizja Vetëvendosje është rrit prej vitit 2017, por në aspektin e nivelit të demokracisë, është tregu një ngritje, është tregu një ngritje dhe një sofistikim i qartë i votuesit të Republikës së Kosovës mbi atë se cilat janë pritshmëritë për nivelin lokal dhe për nivelin qendrorë,” –  tha Kusari-Lila.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat