Skandali kundrejt Kurtit dhe Konjufcës, Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

Aktuale

Skandali kundrejt Kurtit dhe Konjufcës, Haxhiu: Është koha që Sylë Hoxha të thirret para përgjegjësisë penale

Më: 22 tetor 2021 Në ora: 19:25
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka shkruar për dyshimet se ish-kryeprokurori Sylë Hoxha, së bashku me ish-shefin e AKI-së, Driton Gashi, kanë bërë marrëveshje për të përfshirë si agjentë të AKI-së dy persona fiktiv që të dëshmojnë kundër anëtarit të VV-së, Sabri Ramabaja në gjykatë.

“Pas skandalit të Sylë Hoxhës kundrejt Albin Kurtit dhe Glauk Konjufcës, le ta kujtojmë edhe faktin që Sylë Hoxha ishte prokuror edhe në rastin e Astrit Deharit”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

“Është koha që ky person të thirret para përgjegjësisë penale”.

Për këtë, Hoxha foli pak më herët.

“Kurrëfarë marrëveshje nuk kemi bo me askënd e kam zhvilluar proicedurën, janë shkresat e lëndës, janë procesverbalet dhe vendimet”, tha ish-kryeprokurori.

“Këto punë nuk bëhen me marrëveshje as nuk bëhen nën kërcënimin e askujt”, shtoi ai.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat