Nexhmedin Spahiu publikon foton e stërgjyshit të kriminelit Millosheviҫ: I takonte fisit shqiptar

Aktuale

Nexhmedin Spahiu publikon foton e stërgjyshit të kriminelit Millosheviҫ: I takonte fisit shqiptar

Nga: H.O. Më: 25 tetor 2021 Në ora: 13:51
Stërgjyshi i kriminelit Sllobodan Millosheviq

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu në një postim të tij në Facebook ka publikuar një foto të stërgjyshit të kriminelit dhe Kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviҫ.

Ai thotë i takonte fisit Vasojeviq në Mal të Zi dhe deri para 200 viteve ishte i besimit katolik dhe deklarohej fis shqiptar.

Postimi i plotë:

Ja se si vishej stërgjyshi i Sllobodan Millosheviqit. Fisi i sotëm Vasojeviq në Mal të Zi, të cilit i takon edhe kryekrimineli, deri para 200 viteve ishte i besimit katolik dhe deklarohej fis shqiptar. Të tillë e konsideronin edhe oficerët austriakë të asaj kohe./Bota sot

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat