“Kundërshtarët e një Kosove të re duhet të stopohen”/ Bislimi kujton shkrimin e Presidentit Biden para pavarësisë, ky është mesazhi i tij

Aktuale

“Kundërshtarët e një Kosove të re duhet të stopohen”/ Bislimi kujton shkrimin e Presidentit Biden para pavarësisë, ky është mesazhi i tij

Nga: M.L. Më: 5 nëntor 2021 Në ora: 10:26
Presidenti Joe Biden

Ish deputeti i LDK-së dhe anëtari i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Faton Bislimi ka publikuar në profilin e tij në Facebook një shkrim të shkruar në vitin 2007 nga presidentit Joe Biden, që atë kohë ishte Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve.

Në shkrimin e tij të botuar në Financial Times, me titull “Kundërshtarët e një Kosove të re duhet të stopohen” , Biden jep arsyet pse “Kosovës duhet t’i jepet pavarësia”.

Më 3 Janar 2007, Joe Biden, asokohe Kryetar i Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit të SHBA-ve, në një shkrim autorial të botuar në Financial Times, me titull “Kundërshtarët e një Kosove të re duhet të stopohen,” jep arsyet pse “Kosovës duhet t’i jepet pavarësia,” dhe pse “çfarëdo vazhdimi i debatit për statusin do të lente mbrapa Kosovën e Serbinë,” dhe pse “është në interesin nacional amerikan, kundrejt interesave Ruse,” për ta përkrahur Kosovën duke “garantuar që NATO të ruajë në vazhdimësi sigurinë e saj”, shkruan Bislmi në Facebook.

Bislmi thotë se, Biden ishte njeriu më eminent në kongresin e SHVA-së, loboi fuqishëm për Kosovën e pavarur.

Nëse një vit para shpalljes zyrtare të pavarësisë së Kosovës, njeriu më eminent i politikës amerikane në Kongresin e SHBA-ve, njeriu që ishte bërë miku më besnik i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane që nga mesi i viteve të 1990-ta, po punonte jo vetëm në Washington, DC por edhe duke shkruar në mediat ndërkombëtare në favor të pavarësisë së Kosovës, me argumente faktike dhe bindje politike”, shprehet ai.

Sipas Bislimit, sot Presidenti Biden nuk e ka as kohën e as komoditetin të pret as Kosovën e as Serbinë të vazhdojnë në pafundësi procesin e dialogut.

Sot, ky njeri, Joe Biden, është President i SHBA-ve. Ai nuk e ka as kohën e as komoditetin të pret as Kosovën e as Serbinë të vazhdojnë në pafundësi procesin e dialogut. Ai dhe administrata e tij janë të përcaktuar që këtë proces ta përmbyllin shpejtë dhe me sukses. Siç ishin të përcaktuar për të sjellë pavarësinë e Kosovës, miqtë tanë amerikanë tanimë janë të përcaktuar të përmbyllin edhe sagën e dialogut”, nënvizoi ai.

Bislimi potencoi se çdo minutë e humbur nga Kosova, që nuk shfrytëzohet për të punuar intensivisht me Washingtonin në procesin e dialogut, është një minutë më shumë për Serbinë e Rusinë!

“Dialogu shkon përtej të gjithë neve. Është proces që duhet përmbyllë bashkërisht dhe vetëm për një interes – atë të Republikës!”, përfundoi Bislimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat