Publikohet momenti i grabitjes me armë të furgonit në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Aktuale

Publikohet momenti i grabitjes me armë të furgonit në magjistralen Gjilan-Prishtinë

Më: 18 nëntor 2021 Në ora: 17:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa persona kanë shtënë me armë drejt një kombi të një kompanie që transportonte para, duke tentuar që të grabisin paratë.

Rasti ka ndodhur në fshatin Parallovë, në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Rastin e kanë konfirmuar Policia e Kosovës.

Ndërsa, janë publikuar pamjet e grabitjes me armë të furgonit në magjistralen Gjilan-Prishtinë.

Ende nuk dihet nëse të dyshuarit ia kanë arritur qëllimit.

Policia e Kosovës dhe njësitet relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat