Ramosaj u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet nëse kanë informacione për krimin makabër në Gllogjan

Aktuale

Ramosaj u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet nëse kanë informacione për krimin makabër në Gllogjan

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 09:16
Bashkim Ramosaj

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, u ka bërë thirrje qytetarëve që kushdo që ka informacione për ngjarjen e mbrëmshme ku mbetën të vdektur tre persona të jap detaje dhe të bashkëpunojë me institucionet relevante.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se sot është një mëngjes i trishtë për Deçanin dhe për tërë kombin.

“Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante!”,ka thënë Ramosaj.

Postimi i plotë

Mëngjes i trishtë për Deçanin, e tërë kombin tonë, pas sulmit makabër që ndodhi mbrëmë në Gllogjan, ku humbën jetën dy nxënës, Genta Mustafaj e Ledian Hamzaj dhe shoferi i autobusit Gani Gjokaj, ku mbeti i plagosur edhe nxënësi Fliant Turkaj nga Dubrava e Deçanit.

Duke ju shprehur ngushëllime familjeve, lus të gjithë qytetarët që kanë ndonjë informacion rreth këtij krimi makabër, të bashkëpunojnë me institucionet relevante!

BR

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat