“Parajsa e vrasësve misterioz!”/Kimete Berisha reagon pas sulmit në Gllogjan, vlerëson këtë veprim të presidentes Osmani

Aktuale

“Parajsa e vrasësve misterioz!”/Kimete Berisha reagon pas sulmit në Gllogjan, vlerëson këtë veprim të presidentes Osmani

Nga: A.M. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 13:55
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Gllogjan të Deçanit, ku mbetën të vrarë tre persona.

Ajo tha se Kosova është vend i frikshëm, parajsë e vrasësve misterioz.

“Ky ved është i frikshëm, dhe nuk bëhet derisa Sistemi i Drejtësisë nuk shkundet dhe rikrijohet nga fillimi.

Për çdo vit janë amnistuar nga Presidenti kriminelët dhe vrasësit. (Presidentja e ka bërë gjestin e parë që e vlerësoj shumë: nuk e ka pranuar faljen e asnjë të burgosuri)”, deklaroi Berisha, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Parajsa e vrasësve misterioz!

Kosova është vend i frikshëm!

Që nga paslufta kanë ndodhur qindra vrasje që kanë mbetur misterioze.

Dikush kujdeset që çdo vrasje të mbetet misterioze.

Janë vrarë aktivistë politikë, gazetarë, dëshmitarë...dhe kurrë, asnjë vrasje nuk është ndriçuar, përveç rastet kur vrasësit janë dorëzuar vet në polici dhe ndonjë vrasje e kryer në afekt apo nga pasioni.

- Është vjedhur dhoma e dëshmive në stacion policor dhe njeri i gjallë nuk ka dhënë përgjegjësi.

- Janë zhdukur provat e vrasjeve dhe krimeve, njeri i gjallë nuk ka pyetur se qysh ndodhi në prezencë të kamerave të vidhet dhoma e dëshmive dhe të mbyllen hetimet shpejt e shpejt, thuajse s'ka ndodhur asgjë.

Askush në Policinë e Kosovës s'ka marrë përgjegjësi dhe s'ka dhënë dorëheqje.

Të njejtit kriminelë punojnë edhe sot aty, zyrtarë për fshehjen e gjurmëve të krimeve.

Kanë vdekur shqiptarët nëpër burgje.

Kurrë nuk u zbulua se a e kanë vrarë veten, kanë vdekur nga sëmundja apo i kanë vrarë.

Janë pasuruar kriminelët.

S'ka mbetur gjë që s'ka dalë në shitje.

Edhe e vërteta.

Sot pronarë të mediave janë tregtarët.

Që na e shesin edhe tenxheren, edhe lajmin ku ata e ziejnë të vërtetën.

A ka gjë më të tragjike sesa kur pronar i gazetës është tregtar.

A ka arrogancë më të madhe sesa kur të vërtetën ta shet tregtari.

Dhe sekser e ka gazetarin.

A ka gjë më të neveritshme sesa gazetari që e sheh veç të "vërtetën" për të cilën paguhet shtrenjtë!

Këtu askush nuk është i pavarur, përveç fukarasë.

Ka dështuar UNMIK-u, i pari, e ka degraduar dhe e ka shkretëruar Kosovën..

Ka dështuar Drejtësia në Kosovë (e lidhur fort me krimin e organizuar)

Ka dështuar EULEX-i (Nuk dihet kurrë asnjë sukses i vetëm i EULEX-it në Kosovë).

Të gjithë kanë dështuar.

Fukarenjtë ndërkombëtarë janë kthyer në vendet e tyre si milionerë.

Gjykatës të huaj janë blerë nga mafia politike, njësoj si gjykatësit shqiptarë, veç ata janë shitur pak më shtrenjtë.

Ky ved është i frikshëm, dhe nuk bëhet derisa Sistemi i Drejtësisë nuk shkundet dhe rikrijohet nga fillimi.

Për çdo vit janë amnistuar nga Presidenti kriminelët dhe vrasësit.

(Presidentja e ka bërë gjestin e parë që e vlerësoj shumë: nuk e ka pranuar faljen e asnjë të burgosuri).

P.S. Të gjitha gazetat janë të varura, përveç blogut Kimete Berisha, që varet veç nga Kimete Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat