Bajqinovci “godet” me pyetjet në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje – ja përgjigjet që mori nga kryeshefi Hodaj

Aktuale

Bajqinovci “godet” me pyetjet në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje – ja përgjigjet që mori nga kryeshefi Hodaj

Nga: M.H. Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 16:33
Komisioni për Siguri dhe Mbrojtje

Gjatë ditës së sotme në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje ka raportuar Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor Kushtrim Hodaj.

Në këtë  takim të pranishëm ishin anëtarët e Komisionit, të cilët patën mundësi të bënin pyetje për paqartësitë që kishin.

Ishte deputeti na radhët e LVV-së, Mefail Bajqinovci i cili kishte përgatitur disa pyetje për Kryeshefin Hodaj, duke ia bërë me dije disa na parregullësit dhe shqetësimet që kishte.

“Ishte kohë më parë një shqetësim në publik që është intervistuar drejtori i përgjithshëm i policisë së Kosovës për një rast të një zyrtari të policisë, për një rast të një zyrtari të lartë policor që paska një përgjim që ësht ëofl me personin që është arrestuar për drogë dhe doli në media që drejtori i policisë është intervistuar për këtë gjë, a është përmendur emri i tij në këtë deklaratë?”, pyet Bajqinovci.

Në lidhje me këtë pyetje Hodaj është përgjigjur që ka pasur një sqarim për opinon publik dhe se detaje nuk mund të jep.

“Ne kemi pasur një sqarim për opinon publik dhe e kemi treguar në cilësinë që është intervistuar Drejtori i policisë mirëpo që më shumë detaje nuk mund të jepim. Natyrish që është intervistuar drejtori në cilësinë e një dëshmitari të rastit”, përgjigjet Hodaj.

Më tej Bajqinovci parashtron edhe disa pyetje tjera:

Cila është arsyeja e ndërprerjes së konkursit së brendshem për pozitat drejtuese për udhëheqësit e departamentëve dhe me çfarë baze ligjore jeni thirruar?

Cila është arsyeja e mosshpalljes së konkursit së brendshëm të pozitave drejtuesëvë udhëheqës Divizioni? 

A ka raste kur ju keni ndërhyrë në kompetencat e depratementëve?

A mund të na shpjegoni procesin e masës së suspendimit apo edhe të transferimtit të zyrtarëve policor dhe a ka raste kur hetimet rekomandojnë ndërprerjen e hetimëve dhe ju e pengoni procesin e hetimit duke mbajtur shkresat në zyren e juaj me muaj edhe pse ka përfunduar faza hetimore?

A e keni pezulluar punën e kur jeni bërë kryeshef?

Një nga përgjigjet e Hodajt ishte se anulimi i konkursëve është bërë në koordinim me qeverinë.

Ndërsa në lidhje me suspendimet Hodaj thotë se nuk i ndërpretë suspendimet mirëpo mbanë privatësinë e personëve.

“Ne bazë të rregullorës së brendshme pozitat e depertamentit dhe divizionit i kemi 4 vjeçar është e vërtetë. M endyshimine qeverisë prej qeverisë që të gjtih konkurset të pezullohen deri në një vendim tjetër dhe është zgjatur deri më tani pasi nuk dim se si ta vlersojm këtë proces. Dhe për arsyje që është zgjatur ky proces është anuluar konkursi.

Suspendimi në rastine caktuar nuk i ndërprejmë dhe merret në rast të suspendimi dhe për të mbajtur privatsin e personit. Unë disa suspendime i mbajë në zyre mirëpo nuk i ndërpresë”, shprehet Hodaj para Komisionit parlamentar.

KËTU mund ta shikoni debatin e plotë të Kryeshefit Hodaj dhe deputetit Bajqinovci./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat