“Hashim Thaçi dhe 82 deputetë të Kosovës themeluan Gjykatën Speciale”, Kurti: Me këtë veprim u amnistuan krimet serbe!

Aktuale

“Hashim Thaçi dhe 82 deputetë të Kosovës themeluan Gjykatën Speciale”, Kurti: Me këtë veprim u amnistuan krimet serbe!

Nga: N. Sh. Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 15:59
Hashim Thaçi

Me themelimin e Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, u amnistuan krimet monstruoze serbe ndaj shqiptarëve.

Kështu thotë kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti.

Ai përmes një postimi në facebook, shprehet se, kriminelët serbë sot bredhin rrugëve të Serbisë, të lirë dhe shumë prej tyre mbajnë poste të larta qeveritare.

Ai thekson se, në Kosovë duhet të ndërtohet Muzeu i Holokaustit Shqiptar për krimet Serbe ndaj Shqiptarëve ndër shekuj.

Postimi i plotë:

Ishin 82 deputetë të Republikës së Kosovës dhe presioni i vet Thaçit që e mundësuan themelimin e Gjykatës Speciale në Hagë! Kosova dhe shqiptarët e Kosovës ishin vetë viktima të luftës dhe me këtë veprim i amnistuan krimet monstruoze serbe ndaj shqiptarëve!

Kriminelët e vërtetë serbë të cilët dhunuan, vranë dhe dogjën civilë shqiptarë, sot bredhin të lirë rrugëve të Serbisë dhe shumë nga këta mbajnë edhe poste të larta qeveritare!

Kjo është pasoja kur politikën e bëjnë analfabetët, përfituesit dhe të korruptuarit të cilët "nuk ditën ta gjejnë malin nga drunjtë"!

Pse ne shqiptarët rrimë kaq indiferentë ndaj krimeve serbe mund vetëm të shpjegohet me atë që gjatë historisë sonë jemi masakruar aq shpesh saqë na është bërë si duket "normale"!

Kosova duhet të bëjë çdo gjë të mundur për ta paditur Serbinë për gjenocid.

Në Kosovë duhet të ndërtohet Muzeu i Holokaustit Shqiptar për krimet Serbe ndaj Shqiptarëve ndër shekuj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat