Një javë pas vrasjes në Gllogjan, ende asnjë gjurmë e vrasësit, "nëpër kafene përfliten emrat e vrasësve, askush nuk shkon në prokurori"

Aktuale

Një javë pas vrasjes në Gllogjan, ende asnjë gjurmë e vrasësit, "nëpër kafene përfliten emrat e vrasësve, askush nuk shkon në prokurori"

Nga: H.O. Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 08:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ka kaluar një javë që kur ndodhi vrasja e trefishtë në Gllogjan, ku një person i panjohur deri më tani i mori jetën një shoferi autobusi dhe dy nxënësve të tjerë që ishin në autobus.

Edhe pas një jave, MPB-ja nuk ka asnjë edhe një informacion për dorasin.

Njohësi i ҫështjeve politike, Florim Zeqa përmes një postimi në Facebook, thotë se duke qenë situata si e tillë, ‘po të kishte vetëm pak moral politik, pas kalimit të afatit 24 orësh të mosdorëzimit të vrasësit të trefisht, ministri Sfeçla do duhej që brenda 24 orëve pasuese ta arrestojë vrasësin ose të dorëzojë mandatin politik’.

Sipas tij, vrasësit nuk zbulohen me ultimatum.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat