Babi i Bekim Kastratit vjen me një porosi për ata që i bënë atentat birit të tij

Aktuale

Babi i Bekim Kastratit vjen me një porosi për ata që i bënë atentat birit të tij

Nga: M.H. Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 22:10
Esat Geci dhe babi i gazetarit Bekim Kastratit

Ish-truproja e presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, Esat Geci, përmes një postimi në Facebok ka bërë të ditur që ka vizituar babin e gazetarit Bekim Kastarti.

Kastrati ishte gazetar në Gazetën “Bota sot” dhe u vra në një atentat në vitin 2001, përcjell “Bota sot”.

Geci thotë që edhe pse mixha Hajriz is htyrë në moshë dhe jo me shëndet të mirë i la një fjalë: “Kriminelët dhe urdhënësit kanë qenë në shërbim të Serbis,sepse kanë sulmuar dhe vrarë vetëm familje të forta”.

Postimi i plotë

Sot,isha në vizitë te mixha Hajriz babai i gazetarit Bekim Kastrati, të vrarë në një atentat në vitin 2001 ku në atë atentat u vra dhe Besim Dajaku dhe u plagos rëndë vëllau ime Gania. Mixha Hajriz edhe pse i shtyrë në moshë dhe më shëndet jo të mirë më la një fjalë të cilën po e ndaj me ju:”Kriminelët dhe urdhënësit kanë qenë në shërbim të Serbisë,sepse kanë sulmuar dhe vrarë vetëm familje të forta”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat