400 euro gjobë zyrtarit të lartë publik që nuk bëri deklarim të rregullt të pasurisë

Aktuale

400 euro gjobë zyrtarit të lartë publik që nuk bëri deklarim të rregullt të pasurisë

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj një zyrtari të lartë publik me inicialet G.K. për shkak se nuk ka bërë deklarim të rregullt të pasurisë.

Në një komunikatë për media të Gjykatës Themelore të Ferizajt thuhet se personi në fjalë akuzohet se nga 1 marsi e deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit te lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, ndërkohë që ka vepruar në Kundërshtim me Ligjin për Deklarim.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, pranimit të fajësisë, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me gjobë në shumë prej 400 euro...

I pandehuri akuzohet se më 1 mars deri më 19 qershor 2020, duke qenë në cilësinë e zyrtarit të lartë publik, ka qenë i detyruar që brenda afatit të bëjë deklarimin e pasurisë, të ardhurve, të dobisë tjetër pasurore ose të detyrimeve financiare dhe ka vepruar në kundërshtim me Ligjin për Deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publik dhe deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e dhuratave për të gjithë personat zyrtar, në atë mënyrë që nuk ka bërë deklarimin e rregullt vjetor brenda afatit për paraqitjen e deklaratës”, thuhet në komunikatë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat