Kurti publikon fotografinë dhe i drejtohet Borrellit: Shiheni barbarizmin serb, në Kosovë s’mund të ketë ‘Zajednicë’

Aktuale

Kurti publikon fotografinë dhe i drejtohet Borrellit: Shiheni barbarizmin serb, në Kosovë s’mund të ketë ‘Zajednicë’

Nga: N. Sh. Më: 10 dhjetor 2021 Në ora: 15:21
Josep Borrell

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti në Bruksel deklaroi se formimi i saj do t’i konvenonte vetëm Beogradit zyrtar.

Ndërsa, me këtë konstatim nuk është pajtuar përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

“Ekzistojnë 33 marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. 2/3 nuk janë implementuar nga Serbia, por gjithmonë Beogradi zyrtar ka dëshirë të përmend një marrëveshje që më duhet të them se nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese. E mbajë mend, me 23 dhjetor 2015 kur vendimi i Gjykatës Kushtetuese u bë publik dhe asnjë serbë i Kosovës nuk kishte protestuar, por vetëm Beogradi. Besojë se është koha që të kemi dialog ku qytetarët janë përfitues e jo politikanët. Ne kemi nevojë për një karakter demokratik të dialogut që njerëzit të përfitojnë. Unë jam demokrat dhe besojë se kapitujt e ardhshëm të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë nuk duhet të jenë për të kënaqur një politikan apo shpëtuar lëkurën, fytyrën e një tjetrit, por t’i shërbejnë popullit. Kam frikë se ky Asociacion është në shërbim të Beogradit shumë më shumë se sa një qytetari serbë të Kosovës të cilëve ju shërbejë po aq si kryeministër i kësaj publike”, ka deklaruar Kurti.

Në anën tjetër, Borell ka thënë se krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit dhe se kjo marrëveshje është lidhur në mirëbesim nga palët e përfshira.

“… dhe sigurisht se presim që të zbatohen gjitha marrëveshjet sepse adresimi i nevojave të komunitetit serb është element i rëndësishëm i procesit të normalizimit të plotë. Kjo pjesë e marrëveshjet duhet të implementohet”, ka thënë ai.

Ndërsa, sot, kryetari i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti, përmes një postimi në facebook, ku edhe publikoi një fotografi të krimeve serbe në Kosovë, i është drejtuar Borrellit se pse nuk do të ketë kurrsesi zajednicë në Kosovë.

“Zotni Borrell, kjo foto e dokumenton barbarizmin serb ndajë shqiptarëve dhe duhet t'ju bëjë të kuptoni pse në Republikën e Kosovës kurrsesi nuk mund të ketë "zajednica" serbe”, shkruan Kurti, përcjell gazeta “Bota sot”.

Image
Kriminelët serbë gjatë luftës në Kosovë
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat