Kuvendi dështon të zgjedh në raundin e parë dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

Aktuale

Kuvendi dështon të zgjedh në raundin e parë dy gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 15:32
Ilustrim

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh dy kandidatë për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese, ku asnjë nga kandidatët nuk ka marrë votat e nevojshme për këtë pozitë.

Në votim kanë marrë pjesë 90 deputetë, ku pesë vota kanë qenë të pavlefshme, ndërsa Etrur Maloku ka marrë 56 vota, Bardh Bokshi 31 vota, Hilmi Jashari ka marrë 25 vota, Vigan Qorrolli 22 vota dhe Shukri Sylejmani 14 vota

Pas përfundimit të votimit, kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca tha se do të ketë edhe një raund të dytë të votimit, por që do të hiqet kandidati më pak i votuar.

Më pas, Kuvendi ka shkuar në pauzë deri në orën 16:30.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat