Ironizon Shpend Ahmeti, 3 gjermanët që po punojnë në KEK i krahason me serialin e famshëm

Aktuale

Ironizon Shpend Ahmeti, 3 gjermanët që po punojnë në KEK i krahason me serialin e famshëm

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 16:09
Shpend Ahmeti

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ironizuar me gjermanët që KEK-u ka kontraktuar për të rregulluar bllokun B2.

Ai ka krahasur tre gjermanët që po punojnë në Korporatën Elektroenergjetike të Kosovës me serialin e famshëm vendor “3 gjermanët e trashë”.

“Njëherë erdh një gjerman me i rregullu blloqet e KEK. Mandej u shtuan edhe dy. Tre gjermanë.

Veç me na tregu edhe ka sa killa i kanë dhe çdo gjë rikuptimësohet. It all makes sense now – back to the future”, ka shkruar Ahmeti në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat