Jo vetëm Sadri Ramabaja, edhe biznesmeni Burim Piraj reagon për arrestimin e Bedri Halimit: Jetën ia kushtoi atdheut!

Aktuale

Jo vetëm Sadri Ramabaja, edhe biznesmeni Burim Piraj reagon për arrestimin e Bedri Halimit: Jetën ia kushtoi atdheut!

Nga: N. Sh. Më: 6 janar 2022 Në ora: 22:09
Bedri Halimi

Pas reagimit publik që bëri profesori Sadri Ramabaja, duke kërkuar lirimin e kryeinspektorit të Ministrisë së Mjedisit, Bedri Halimi, reagim të njëjtë ka bërë edhe biznesmeni Burim Piraj.

Bedri Halimi u arrestua sot gjatë aksionit “Brezovica”, për ryshfet dhe korrupsion.

Në reagimin e tij dr. Sadri Ramabaja ka thënë se është ndjerë keq kur ka parë prangat në duart e Halimit, pasi sipas tij, ai ishte një prej ish të burgosurve politik nga më të dinjitetshmit.

E që Halimi është “patriot i madh” e thotë edhe biznesmeni Burim Piraj.

Ai shkruan në facebook se, Halimi është edhe punëtor i madh i çështjes kombëtare, madje sipas tij, tërë jetën ia kushtoi atdheut.

Piraj shpreson që ta sheh nesër të lirë Halimin.

“Për Bedri Halimin!

Po e them publikisht!

Mund të ketë gabuar se të gjithë ne mund të gabojmë por se besoj ta ket bërë këtë për përfitim material për vetveten!

Është patriot dhe punëtor i madh i çështjes kombëtare!

Tërë jetën ia ka kushtuar atdheut!

Shpresoj që nesër ta shoh në liri dhe të vërtetohen fjalët e mia!”, shkruan biznesmeni Burim Piraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat