Ish komandanti i KFOR-it flet për aksionet gjatë verës në veri dhe sigurinë në Kosovë

Aktuale

Ish komandanti i KFOR-it flet për aksionet gjatë verës në veri dhe sigurinë në Kosovë

Më: 12 janar 2022 Në ora: 13:11
Erhard Buhler

Ish komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler ka thënë se në Kosovë sheh përparim të dukshëm në sektorin e sigurisë, ndërsa ka përmendur rastin e aksionit në veri të vendit gjatë verës.

Buhler në një intervistë për Deutsche Welle tha se në një rrugë tepër të suksesshme deri më tani ka hyrë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës.

“Në Kosovë, shoh përparim të dukshëm në sektorin e sigurisë. Unë jam gjithmonë i lumtur kur shkoj në Kosovë dhe shoh se çfarë mund të bëjnë policët në të vërtetë. Kjo u pa gjatë verës së shkuar, gjatë operacionit policor për zbatimin e ligjit në veri. Në një rrugë tepër të suksesshme deri më tani ka hyrë edhe Forca e Sigurisë së Kosovës. Nga ana ushtarake, shoh më pak sfida për të ardhmen. Ajo që më shqetëson pak është se retorika nacionaliste në Ballkanin Perëndimor nuk po zvogëlohet, por po rritet”, tha ai.

Më tej, ish gjenerali i NATO-s, tha se për retorikën nacionaliste e ka fjalën kryesisht për ata që kërcënojnë se do të përdorin forcat e armatosura ose që duan t’i nxjerrin forcat e armatosura nga Federata, si dëgjohet në Bosnjë -Hercegovinë të nxitur nga disa politikanë nga Serbia.

“E kam fjalën kryesisht për ata që kërcënojnë se do të përdorin forcat e armatosura ose që duan t’i nxjerrin forcat e armatosura nga Federata, si dëgjohet në Bosnjë -Hercegovinë të nxitur nga disa politikanë nga Serbia.

Mendoj se palët bëjnë mirë të ulen dhe të bisedojnë si kanë punuar politikanët këtu në Evropën Qendrore pas Luftës së Dytë Botërore, dhe të nënvizojnë pajtimin dhe jo idetë nacionaliste. Por edhe pala evropiane duhet të bëjë më shumë, jo vetëm për të lehtësuar barrën e amerikanëve.

Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë më I shpejtë. Ky nuk është një akt bamirësie, por në interesin tonë të mirëfilltë”, tha ai.

Erhard Buhler ishte komandant i KFOR-it nga shtatori 2010 deri në shtator 2011.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat