Mustafa: Qytetarët do të paguajnë 42% më shtrenjtë për energjinë elektrike

Aktuale

Mustafa: Qytetarët do të paguajnë 42% më shtrenjtë për energjinë elektrike

Më: 18 janar 2022 Në ora: 20:58
Besian Mustafa

Anëtari i LDK’së, Besian Mustafa thotë se qytetarët do të paguajnë më shumë 42 për qind më shtrenjtë energjinë elektrike sipas propozimit të ZRRE’së.

“Një veprim i tillë do të kërkonte reagim deshëm apo nuk deshëm. Pavarësisht se si matematikisht e prezanton ose merr ca kosto në këtë anë dhe i vendos në anën tjetër në fund të ditës, si shtet, si Kosovë, si shoqëri, pra këto 2 milionë kosovarë që jetojnë në Kosovë, së bashku edhe me bizneset kosovare do të paguajmë 42 për qind energji me kosto më të lartë sivjet se sa vitin e kaluar”, tha Mustafa.

“Ky 42 për qind vije nga raporti i vetë ZRRE’së’, shtoi ai.

“Është një fjali në këtë raport që thotë se po të ishte rritja lineare, pra nëse zbatohej për të gjithë njësoj do të ishte 42 për qind. Mirëpo propozimi i ZRRE’së i cili mori miratimin e qeverisë së tanishme është që për disa blloqe të jetë 0 për qind, për disa 9 për qind, që i bie te disa shkon 100 për qind dhe e kalon 100 për qind, por në total si shoqëri do të paguajmë 42 për qind më shumë për energjinë gjatë këtij viti”, theksoi Mustafa

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat