​Besian Mustafa: Qytetarët do të paguajnë 42% më shtrenjtë për rrymë

Aktuale

​Besian Mustafa: Qytetarët do të paguajnë 42% më shtrenjtë për rrymë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 22:01
Besian Mustafa

Ish-ministri i Bujqësisë nga radhët e LDK-së, Besian Mustafa, ka folur rreth propozimeve të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike në vend.

Ai ka thënë se qytetarët do të paguajnë më shumë 42 për qind më shtrenjtë rrymën.

“Një veprim i tillë do të kërkonte reagim deshëm apo nuk deshëm. Pavarësisht se si matematikisht e prezanton ose merr kosto në këtë anë dhe i vendos në anën tjetër në fund të ditës, si shtet, si Kosovë, si shoqëri, pra këta 2 milionë kosovarë që jetojnë në Kosovë, së bashku edhe me bizneset kosovare, do të paguajmë 42 për qind energji me kosto më të lartë sivjet se sa vitin e kaluar”, tha Mustafa.

Ndryshe, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), dje ka lëshuar Raportin e saj konsultativ për shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

ZRRE-ja ka propozuar rivendosjen e bllok tarifës deri në 600 KWh për konsumatorët e amvisërisë, si dhe që tarifat e energjisë elektrike të ngritën me 9% për të gjithë konsumatorët komercial dhe konsumatorët e amvisërisë që konsumojnë deri në 600 KWh, ndërsa tarifat për konsumin e amvisërisë mbi 600 KWh do të reflektonin çmimin e importit.

Qeveria e Kosovës është zotuar se do të paguajë 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë për qytetarët dhe bizneset.

Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë, thekson Qeveria e Kosovës.

Ndaj paralajmërimeve për rritje të çmimit të energjisë elektrike kanë reaguar edhe partitë tjera opozitare në Kuvend - PDK e AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat