Analisti amerikan: BE me agresivitet po e shtyn hapur Kosovën që ta zbatojë Asociacionin

Aktuale

Analisti amerikan: BE me agresivitet po e shtyn hapur Kosovën që ta zbatojë Asociacionin

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 09:36
Leon Hartwell

Analisti në Qendrën për Analizë të Politikave Evropiane me qendër në Washington, Leon Hartwell, ka thënë se risia në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është se Bashkimi Evropian po e shtyn hapur që të zbatojë Asociacionin e Komunave Serbe.

Ai tha se këtë BE-ja po e bën në mënyrë agresive.

Hartwell ka deklaruar se opinioni e ka përshtypjen se formimi i Asociacionit është një kusht për zgjidhjen e çështjes Kosovë-Serbi.

“Megjithatë, nuk ka asnjë dëshmi se kjo do të kontribuonte në njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia”, ka thënë Hartwell për Zërin e Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat