Deputeti i VV-së flet për krizën në Ukrainë, thotë se situata në veri të Kosovës po kontrollohet

Aktuale

Deputeti i VV-së flet për krizën në Ukrainë, thotë se situata në veri të Kosovës po kontrollohet

Nga: M.H. Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Kriza që ka kapluar Ukrainen mbetët një ndër temat më aktuale në mbarë botën.

Rreziku që mund të ndodhë padyshim që rrezikon edhe vendet e tjera të botës, përcjell “Bota sot”.

Një rrezik i tillë po paralajmërohet edhe nga Serbia për Kosovën, mirëpo në një bashkëbisedim me “Bota sot”, ka folur deputeti nga radhët e VV-së, Agon Batusha.

I cili thotë se Serbia mbetet rrezik i vazhdueshëm, mirëpo situata është duke u kontrolluar në mënyrë të vazhdueshme dhe se institucionet e vendit janë duke i marrë masat e duhura.

Faktori ndërkombëtarë është i informuar dhe i vëmendshëm ndaj këtyre situatave që mund të paraqiten nga Serbia, por edhe ne jemi të përkushtuar për paqe në rajon, stabilitet e demokraci të brendshme.

Rreziku nga Serbia është i vazhdueshëm. Skenari i Ukrainës dhe tendencat ruse për destabilizim të kontinentit evropian me qëllim të forcimit të pozicionit të saj është real. Rreziku që aleatët e saj apo satelitët si Beograi zyrtar dhe përmes territorit të Serbisë të tentoja ta destabilizojë rajonin është një tjetër skenar i mundshëm. Kjo patjetër shton rrezikun e destabilizimit të komunave me shumicë serbe, komuna këto ku strukturat ilegale dhe agjenturat ruse e serbe janë shumë aktive. Doktrina ushtarake “Garasimov” e praktikuar nga Rusia është për momentin doktrina dhe taktika me problematike që mund të vihet në jetë edhe në Kosovë e Bosnje ashtu sikurse u praktikua në Krime dhe Donbas, e rrjedhimisht në Ukrainë.

Faktori ndërkombëtarë është i informuar dhe i vëmendshëm ndaj këtyre situatave që mund të paraqiten nga Serbia, por edhe qeveria dhe institucionet e sigurisë janë të gjitha të vëmendshme dhe në monitorim të vazhdueshëm të situatës, ani pse për momentin nuk ka ndonjë rrezik. KFOR-i po ashtu ka përgjegjësinë e tij në sigurinë e Republikës sonë. Ne jemi të përkushtuar për paqe në rajon, stabilitet e demokraci të brendshme, por jemi koshient për të gjitha lëvizjet që po bëhen e mund të bëhen nga Serbia”, u shpreh Batusha për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat