Çfarë thotë ish-ministri për ish-sekretarin që u kap me 50 kg drogë dhe cili ishte reagimi i Limajt

Aktuale

Çfarë thotë ish-ministri për ish-sekretarin që u kap me 50 kg drogë dhe cili ishte reagimi i Limajt

Më: 16 shkurt 2022 Në ora: 17:31
Fatmir Limaj

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka folur për arrestimin e ish-sekretarit të kësaj ministrie, Burim Rrecit.

Hasani ka thënë se Rrecin e ka shkarkuar si pasojë e ankesave të ndryshme.

Pas këtij shkarkimi ai tha se është shkarkuar nga ministria me vendim të kryetarit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

“Kemi pasur ankesa të drejtpërdrejta të palëve, por Fatmir u bojke që s’kam informatë dhe nuk jam i involvuar në këtë punë. Kur e shkarkova më tha jo e kam mik shtëpie dhe nuk ta fali”, ka thënë ai.  

Rreci ka pasur disa hyrje-dalje në këtë funksion. Ai u emërua në pozitën e Sekretarit të Përgjithshëm të MTI-së në vitin 2018, derisa në qeveri ishte Ramush Haradinaj. Ky emërim ishte kundërshtuar nga disa organizata të shoqërisë civile, por edhe nga Ambasada Britanike, pasi i njëjti nuk i kishte plotësuar kushtet për këtë pozitë.

Në ndërkohë, Rreci ishte suspenduar nga MTI-ja edhe më 29 gusht të vitit 2018 nga ministri i atëhershëm i MTI-së, Bajram Hasani, më 29 gusht 2018. Një javë pas këtij vendimi, kryeministri i atëhershëm Haradinaj e kishte liruar Hasanin nga detyra me arsyetimin se një gjë të tillë e ka kërkuar Nisma.

Një javë pas shkarkimit të ministrit Hasanit, Rreci ishte rikthyer në pozitën që kishte më parë.

Në arsyetim të vendimit për rikthim në punë të Rrecit, thuhej se ka pasur shkelje materiale dhe procedurale në vendimin për pezullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat