​Konjufca apelon për kujdes: Kurrë nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një agresioni serb mbi Kosovës

Aktuale

​Konjufca apelon për kujdes: Kurrë nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një agresioni serb mbi Kosovës

Më: 4 mars 2022 Në ora: 11:51
Glauk Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar kujdes të shtuar në raport me Serbinë.

Ai ka thënë se kurrë nuk mund të përjashtohet mundësia e një agresioni serb mbi Kosovën.

“Duhet të kemi kujdes të shtuar në raportet me Serbinë sepse kurrë nuk duhet të përjashtojmë potencialitetin dhe mundësinë e një agresioni serb mbi Republikën e Kosovës”, tha ai në konferencën e përbashkët për medie me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Talat Xhaferi.

“Kjo çështje është në dy dimensione e para, me procedurat dhe në anën tjetër shpejtësia që duhet ta kalosh atë rrugë. Qeveria i ka bërë të ditura hapat e veta dhe këtë vit ka premtuar se do ta bëjë aplikimin. Sa i përket BE-së, çështja e aplikimit mund të ndodhë. Për shkak të rrezikshmërisë së krejt rajonit të BE-së do të veprojë trup i vetëm ku nuk ka hapësire për federatën ruse. Thirrja jonë ka qenë për ndryshim të strategjisë. Ato faza në shtrirjen 10 vjeçare dhe Kosova të ketë ecje më të shpejtë drejt NATO-s. Janë të ato letra ato takime që po ndodhin dhe jemi optimist se do ta kenë një rezultatet në fund”, tha Konjufca.

“Siguria e Kosovës me praninë e trupave të KFOR-it është e sigurt. NATO është e pranishme në Kosovë dhe sipas një marrëveshje ushtarake me Serbinë. Nuk kam frikë të pajustifikuar se kjo marrëveshje mund të shkelet nga ana e Serbisë. Por në raport me Serbinë ta mendojmë skenarin më të keq të mundshëm. Relacioni i Serbisë ndaj Kosovës edhe më i keq se federata ruse e ka pasur me Ukrainën. Kurse Serbia neve as që na njeh. Marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të këqija. Duhet të kemi kujdes të shtuar ne relacion me Serbinë. Ne mendojmë që forcat e Sigurisë së Kosovës duhet ta rrisin nivelin e të drejtës së tyre për llojin e armatimit dhe do t’i bëjmë në partneritet me NATO-n”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat