Veliu: LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë

Aktuale

Veliu: LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë

Nga: A.SH Më: 9 mars 2022 Në ora: 13:31
Haki Rugova

Sot ka ndërruar jetë ish-kryetari i LDK-së, Haki Rugova.

Bashkëpuntori i tij Agim Veliu, ka shprehur ngushëllime, duke thënë se Istogu humbi kryetarin që bëri shumë për qytetarët e kësaj komune, kurse LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë.

Postimi në Facebook:

Me dhimbje të madhe e pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të Haki Rugovës, mikut dhe bashkëveprimtarit tim të orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me ndarjen e tij nga jeta, Istogu humbi kryetarin që bëri shumë për qytetarët e kësaj komune, kurse LDK-ja mbeti pa veprimtarin dhe intelektualin, që ishte në ballë të proceseve politike në Kosovë.

Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpartiakëve!

Lamtumirë miku im!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat