“Shqetësim shumë i madh” arrestimi i policisë dhe zyrtarëve doganor: Duhet luftë e madhe ndaj sistemit të instaluar kriminal për dy dekada!

Aktuale

“Shqetësim shumë i madh” arrestimi i policisë dhe zyrtarëve doganor: Duhet luftë e madhe ndaj sistemit të instaluar kriminal për dy dekada!

Nga: N. Sh. Më: 14 mars 2022 Në ora: 10:28
Policia

Kreytari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka reaguar pas operacionit “Pika” të Inspektoratit Policor dhe Doganës, që i arrestoi 48 zyrtarë policorë e dy doganierë.

Përmes një postimi në Facebook, Islami thotë se arerstimi i tyre është shqetësim shumë i madh.

Sipas tij, kjo tregon se krimi dhe korrupsioni është i futur deri në palcë, andaj shtons e duhet lufë e madhe ndaj sistemit të instaluar kriminal për dy dekada.

“Shqetësim shumë i madh, arrestimi i më shumë se 50 policëve, tregon se krimi dhe korrupsioni është i futur deri në palcë!

Duhet luftë e madhe ndaj sistemit të instaluar kriminal për dy dekada!

Tani thojnë pse s’ka liberlazim të vizave!”, shkruan Islami, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, Inspektorati Policor i Kosovës me urdhër të Prokurorisë Speciale janë duke vazhduar operacionin që kanë filluar sot në orët e hershme të mëngjesit në Gjakovë dhe Prizren.

Sipas një njoftimi të IKP-së, operacionit të sotshëm i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

“Ky operacion i IPK-së i koduar me emrin “Pika” është duke u përkrahur edhe nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës.Në kuadër të këtij veprimeve hetimore dhe operative nga hetuesit e IPK-së pritet që fillimisht të shoqërohen e më pas edhe arrestohen dhjetëra zyrtarë policorë të dyshuar në këtë rast (kryesisht zyrtarë të policisë kufitare) si dhe disa zyrtarë doganorë.

IPK do të vazhdojë të mbetet e përkushtuar në ndërmarrjen e veprimeve që kanë për qëllim fuqizimin e integritetit policor përderisa detaje të tjera shtesë lidhur me rrjedhën e këtij operacioni do të bëhen të ditura sot në orët e pasdites”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat