Vushtrria nënshkruan dy marrëveshje me “Relief Islamic”, Idrizi: Tregu do tu shërbejë prodhuesve vendorë

Aktuale

Vushtrria nënshkruan dy marrëveshje me “Relief Islamic”, Idrizi: Tregu do tu shërbejë prodhuesve vendorë

Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Marrëveshja për rregullimin e Tregut të Gjelbër dhe ajo për financimin e mjekësve, infermierëve, laborantëve dhe stafit tjetër të shëndetësisë janë dy marrëveshjet që të martën u nënshkruan në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe organizatës “Relief Islamic” dega në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Rregullimi i Tregut të Vushtrrisë kap vlerën e 625 mijë eurove, ku 375 mijë janë të financuara nga “Relief Islamic”, ndërsa 250 mijë nga Komuna e Vushtrrisë.

Kjo marrëveshje sipas të parit të Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi do të jetë një mundësi e mirë për prodhuesit vendorë. Deri në finalizimin e këtij tregu, Idrizi tha se tregtarëve do t’u dhurohen shtëpiza druri në mënyrë që të mos bëjnë lëvizje nëpër rrugë.

Idrizi: Kemi nënshkruar dy marrëveshje

"Nënshkruam dy marrëveshje bashkëpunimi për ndërtimin e tregut të gjelbër i cili do tu shërbejë prodhuesve vendorë që ka vlerën 625 mijë euro me bashkëfinancim ku 375 mijë euro janë nga ‘Relief Islamic’ ndërkaq 250 mijë euro do të participojë komuna e Vushtrrisë. Do të bëhet një treg detaj, një treg me një projekt që do të bëjnë arkitektët përmes ofertave publike dhe ky treg do tu shërbejë qytetarëve të Vushtrrisë deri në atë kohë ne kemi marrë vendim që shtëpizat e drurit që i kemi këtu do t'ia japim në shfrytëzim tregtarëve të cilët shesin qosheve të rrugës dhe nëpër kohë të ndryshme dhe kohë me shi. Kështu që njëherë dhe përgjithmonë do të zgjidhet problemi i tregut për qytetarët e Vushtrrisë, por do tu bëhet zgjidhje edhe prodhuesve vendorë që është edhe synimi ynë", thotë ai.

Kreu i Komunës së Vushtrrisë tha se marrëveshja për shëndetësinë ka të bëjë me financimin e mjekëve, infermierëve, laborantëve por edhe për staf të tjerë shëndetësorë, me qellim që qytetarëve, grave lehona dhe të moshuarave tu ofrohen mundësi më të mira.

Po ashtu ai tregoi se me “Relief Islamic” janë duke diskutuar edhe për një marrëveshje tjetër duke i mundësuar fëmijëve me afërsi të kufizuar të kenë asistentët e tyre.

Idrizi: Marrëveshjen e dytë me ‘Islamic Relief’ e kemi për shëndetësinë

"Marrëveshjen e dytë me ‘Islamic Relief’ e kemi për shëndetësinë që është një vazhdimësi e marrëveshjeve të mëhershme që kanë filluar në vitin 2017, por kësaj radhe me insistimin tim ne e kemi rritur vlerën e këtij projekti nga 70 mijë euro sa ishte më herët në 98 mijë euro. Ndërsa ‘Relief Islamic’ nga 100 mijë euro në 110 mijë euro. Këto janë kryesisht janë kryesisht për mjekë, infermierë, laborantë dhe staf të tjerë shëndetësorë për të cilat ka nevojë shumë qendra kryesore e mjekësisë familjare dhe qendrat e mjekësisë familjare, me qëllim që tu ofrohen shërbime më të mira qytetarëve, grave lehona, të moshuarve. Tani jemi në bisedime me ‘Relief Islamic’ edhe për një marrëveshje tjetër që përfshinë asistentët e fëmijëve me aftësi të kufizuar që është një nevojë e domosdoshme pasi që e kemi një numër bukur të madh të fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët kanë nevojë për asistentë", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat