Moslejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, Gashi: Praktikat e dëmshme kanë vdekur me 14 shkurt 2021

Aktuale

Moslejimi i zgjedhjeve serbe në Kosovë, Gashi: Praktikat e dëmshme kanë vdekur me 14 shkurt 2021

Nga: G.B Më: 28 mars 2022 Në ora: 08:58
Tomë Gashi

Emisari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, ka thënë se Kosova ka të drejtë për moslejimin e zgjedhjeve serbe.

Pas kësaj ka reaguar avokati Tomë Gashi, i cili përmes një postimi në Facebook, ka thënë se disa zyrtarë të BE-së ende po qajnë për praktikat e mëhershme dhe se ende nuk e kanë kuptuar çka do të thotë “Krejt dhe Drejt”, përcjell Bota sot.

Gashi ka ironizuar duke thënë se duket se ata kanë munguar në orën e historisë së 14 shkurtit 2021, derisa ka shtuar se praktikat e mëhershme në dëm të Kosovës kanë vdekur me atë datë.

Postimi i tij i plotë:

Ani do zyrtarë të BE-së po ende po qajnë me lot për praktikat e mëhershme…!

Ende se kanë kuptuar çka i bjen “KREJT DHE DREJT”.

Duket që kanë munguar në orën e historisë së 14 shkurtit 2021.

Ka qene e diel e po get nuk kanë qenë kësajde me pa ndryshimin.

Praktikat e mëhershme në dëm të Kosovës …they die on 14 th february 2021, pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat