5 arsyet pse fitorja e Vuçiqit është lajm i keq për rajonin/ Sali Berisha jep alarmin, tregon rrezikun nga ministri i Millosheviçit

Aktuale

5 arsyet pse fitorja e Vuçiqit është lajm i keq për rajonin/ Sali Berisha jep alarmin, tregon rrezikun nga ministri i Millosheviçit

Nga: G.B Më: 5 prill 2022 Në ora: 14:22
Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas fitores së Aleksandër Vuçiq në zgjedhjet në Serbi, ku këtë e ka quajtur lajm të keq për Serbinë dhe rajonin.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ai është ultranacionalist serb i rrezikshëm që punon për Serbinë e Madhe, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se lidhjet e tij me Putinin janë kërcënim serioz për paqen në rajon dhe se ai është i gatshëm që t’i përsëris krimet monstruoze të kryera në Kosovë dhe Bosnje.

Postimi i tij i plotë:

Fitorja e ultranacionalistit Vuçiç lajm jo i mirë për Serbinë dhe rajonin!

Të dashur miq, fitues i zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën të dielën e kaluar ishte ultranacionalisti Aleksandër Vuçiq dhe ky ishte një lajm jo i mirë për Serbinë, opozitën e saj dhe mbarë rajonin tonë. Kjo sepse:

1-Vuçiq është një ultranacionalist serb i rrezikshëm që punon për projektin e Serbisë së Madhe.

2-Nën sundimin e tij Serbia mbetet gjithnjë si Rusia e Vogël në rajon. Lidhjet e tij me Putinin janë një kërcënim serioz për paqen në rajon.

3-Aleksandër Vuçiq si ish badiguard i Sheshelit dhe ministër i propagandës së Millosheviçit nuk ka dënuar krimet monstruoze të Sllobodan Millosheviçit, gjenocidin e tij në Bosnje dhe në Kosovë, përkundrazi ai i thur lavde në çdo rast shefit të tij dhe sipas tij Sllobo ishte një udhëheqës i madh. Kjo tregon se ai është i gatshëm të ripërsëris krimet e tij monstruoze.

4- Së fundi, ai është një manipulator i pamëshirë i minoritetit serb në Kosovë, i cili është minoriteti që gëzon të drejta njerëzore dhe kombëtare më shumë se çdo minoritet tjetër në rajon dhe më gjerë.

5- Makineria e tij elektorale njëlloj si e vasalit të tij në Tiranë, Edi Rama, bazohet në parimet antidemokratike të partisë shtet, në bandat e bjellivukëve, klientelën e oligarkëve dhe dhunimin e opozitës.

Për të gjitha këto, rezultatin e zgjedhjeve në Serbi e kanë mirëpritur shumë diktatori gjakësor i Moskës, Vladimir Putin dhe Edi Rama, argati i Vuçiq dhe shefi i narkoshtetit të Tiranës që do të ishte i pari që do t’i uronte fitoren padronit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat