“Ku ka kështu”, Selmanaj për reformën në sistemin prokurorial: Vendimmarrjen do ta kenë politikanët

Aktuale

“Ku ka kështu”, Selmanaj për reformën në sistemin prokurorial: Vendimmarrjen do ta kenë politikanët

Më: 7 prill 2022 Në ora: 16:57
Driton Selmanaj

Askund në botë nuk ka praktika të tilla, siç ka propozuar Qeveria funksionimin e Këshillit Prokurorial me ndryshimet e propozuara në ligjin për këtë institucion, tha deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në Kuvend.

Në debatin për këtë çështje, Selmanaj tha se “fillimisht drafti ka qenë që me pasë gisht politika”, dhe më pas, ai ka parë “kamuflim”.

“Procesin e vendimmarrjes në KPK e kanë krejtësisht laikët dhe joprokuorët”, tha Selmanaj, duke dashur treguar se si sipas tij, KPK do të politizohej.

“Jo që është kundërkushtetuese, por kjo është kundër çdo logjike të mundshme”, tha ai duke folur për Projektligjin.

Selmanaj pyeti se “ku ka kështu”.

“Kush janë këta jolaikë që i zgjedh Kuvendi dhe që mund të bllokojnë çdo proces në KPK?”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat