Presidentja Osmani përkujtoi 23-vjetorin e Masakrës në Lagje të Re dhe në Rakoc të Kaçanikut

Aktuale

Presidentja Osmani përkujtoi 23-vjetorin e Masakrës në Lagje të Re dhe në Rakoc të Kaçanikut

Më: 9 prill 2022 Në ora: 16:17
Ilustrim

Në 23- vjetorin e Masakrës në Lagje të Re dhe Rakoc të Kaçanikut, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar rënien e 28 dëshmorëve të kombit të UÇK-së dhe 32 martirëve, më 9 prill të vitit 1999.

“Dëshmorët dhe martirët janë garanca e të tashmes sonë, por edhe orientimi se nga duhet të ecim.

Në këtë përvjetor, kujtojmë me respekt ata që u bënë gardian të popullit, por edhe ata civilë, të cilët pësuan nga regjimi gjenocidal i Serbisë vetëm sepse ishin shqiptarë.

Vetëm drejtësia do t`i jap kuptim lirisë sonë! Qoftë i përjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe martirët!”, ka theksuar Presidentja Osmani në përkujtimin për Masakrën në Lagje të Re dhe në Rakoc.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat