Naim Miftari i reagon Dick Martyt: Nuk jemi gjakpirësa, mund të ju ruajmë nga BIA serbe!

Aktuale

Naim Miftari i reagon Dick Martyt: Nuk jemi gjakpirësa, mund të ju ruajmë nga BIA serbe!

Nga: N. Sh. Më: 11 prill 2022 Në ora: 15:27
Dick Marty

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar kundër Dick Martyt, ish-kryeprokurorit të Zvicrës dhe autorit të një raporti mbi krimet e pretenduara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Miftari në një postim në Facebook thotë se, Marty e pranoi gënjeshtrën e tregtisë me organe njerëzore.

Ai shkruans e Marty duhet të kërkojë falje nga ushtarët e UÇK-së.

Sipas tij, kishte individ që në luftë kanë bërë gabime individuale, sikurse që ndodhë në të gjitha ushtritë tjera të botës, por shton se nuk UÇK-ja nuk ishte gjakpirëse, as kriminele e as nuk ka vrarë civilë.

Postimi i plotë:

z. Dick Marty pranone se gënjeshtrën e tregtisë me organe njerëzore kinse të UÇK-së ua ka shitur Duma Ruse, Gazpromi Rus dhe pushteti serb.

Duhet t’i kërkosh falje 14.600 ushtarëve të UÇK-së që mbeten gjallë nga lufta, kërko falje populli shqiptar është një popull human dhe popull që din të fal dhe ne UÇK-ja nga sulmet e mundshme të UDB_ BIA mundemi të ju ruajmë jetën tuaj edhe në Zvicër edhe pse nuk ka nevojë pasi shteti i Zvicrës ka polici të aftē profesionale që din si të ju ruajnë!

Ne si UÇK kemi edhe gabime tonat edhe ka individ që e kanë shfrytëzuar luftën dhe uniformen dhe kanë bë edhe ndonjë krim (shembull sikur në çdo ushtri tjetër që ndodh gjatë luftërave) por kurrë gjakpirsa, as kriminela, as vrasës të civilëve as të popujve pakicave në KOSOVË nuk kemi qenë, ju z. Marty dhe shumë si ju me akuzat e juja të rrejshme pa bazë, pa fakte me tendeca edhe ata pak kriminela e profitera të luftës që i kishim në radhet tona të UÇK-së ju rasisht apo qëllimisht i bë HERONJ!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat