Hamiti: Pushteti i Vetëvendosjes, i vetmi që nuk po i pranon vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Hamiti: Pushteti i Vetëvendosjes, i vetmi që nuk po i pranon vendimet e Gjykatës Kushtetuese

Nga: A.ZH Më: 17 prill 2022 Në ora: 09:18
Muhamet Hamiti

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të kërkojë dorëheqjen e ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.

Muhamet Hamiti nga LDK-ja, ka thënë se pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje, është i vetmi që nuk po i pranon vendimet e Gjykatës Kushtetuese, përcjell Bota sot.

“I vetmi establishment pushtetor në Kosovë që nuk i pranon vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës është ky i Vetëvendosjes”, ka shkruar Hamiti, në një postim në Facebook.

Sipas gjetjes së Kushtetueses, ministrja Nagavci ka shkelur Kushtetutën lidhur me reformat në arsim, në Komunën e Kamenicës.

Dorëheqjen e Nagavcit e ka kërkuar edhe ish-kryetari i Komunës së Kamenicës Qëndron Kastrati, sipas së cilit, ministrja po vazhdon të përfitojë nga privilegjet e shtetit përkundër faktit që e ka shkelur Kushtetutën.

“E kuptoj që për një politikane pa moral politik, ideja e dorëheqjes është tronditëse. Në këtë mënyrë ajo po gjenë çdo arsyetim që të vazhdojë të përfitojë nga privilegjet e pushtetit, me gjithëqë e ka shkelur Kushtetutën. Ajo tenton t’i justifikohet opinionit publik që ani se e ka shkelë Kushtetutën një herë, ajo nuk po vazhdon ta shkelë. Një logjikë e tillë e të gjykuarit do ta amnistonte çdo kriminel që dikur ka vjedhur shtetin, por meqë sot nuk po e vjedhë nuk duhet të ndiqet nga organet, apo të merrë përgjegjësi për veprimet”, ka thënë Kastrati./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat