Amir Hoxha tregon çka i kishte shkruar Ambasadës Amerikane për “kurdisjet që po i përgatitnin ndaj tij”

Aktuale

Amir Hoxha tregon çka i kishte shkruar Ambasadës Amerikane për “kurdisjet që po i përgatitnin ndaj tij”

Më: 21 prill 2022 Në ora: 20:24
Amir Hoxha

Amir Hoxha ka shkruar një status të gjatë pas shkarkimit të tij nga pozita e policit. Hoxha ka thënë se ndaj tij ka pasur “kurdisje ndaj të cilave ishte i pafuqishëm për t’u përballur vet” dhe për këtë i kishte shkruar ambasadës amerikane në Kosovë.

Fillimisht ai përmend një rast në Kroaci për të cilin ishte i përfshirë dhe për të cilin thotë se nuk ka pasur të drejtë askush ta publikojë.

“Poashtu jam mbet i habitur kur kam parë në media dhe raportin që zyra ndërlidhëse Kroate i ka dërgu ILEKO-s pra atë raport ekskluzivisht e kishte vetëm Policia e Kosovës e që në asnjë mënyre nuk ka pasë te drejtë që ta shpërndaj në media për asnjë lloj arsye e lëre më kur ka qëllim denigrimin e një personaliteti e që bien ndesh me shumë ligje të Republikës së Kosovës e që janë si në vijim:

Kodi 07/L-074 neni 426 par 1

03 /L-025 neni 4 par 4., neni 12 par 1.4. Kodi 04/L -082 neni 37 par 2.3, si dhe me ligjin e policisë ku konfidencialiteti dhe paanshmeria janë bazike në kuadër të veprimtarisë policore”, shkruan ai në një status të gjatë.

Ai tutje shton se ka pasur informatë më herët që do të publikohej lajmi.

“Në një shtet ligjor te mirëfilltë do të ishte cilësuar si skandal shumë i madh, Me të marrë atë informatë me datën 05.02.2022 i kam shkruar Ambasadës Amerikane përmes Facebook duke i treguar për të gjitha kurdisjet që vetëm sa e mora informacionin se janë duke u përgatit ndaj meje nga vet Strukturat brenda Policisë së Kosovës sepse vet si individ isha i pafuqishëm ti ec proceset kur dihej se kisha të bëja me vetë shtetin. Pastaj e njëjta gazetë më ka kontaktuar pas 2 ditësh duke më thënë se nëse nuk prononcohen do ta publikojnë materialin që e posedojnë (dokumentet zyrtare që normal policia ua ka dhënë, duke shkel çdo kod etik e profesional të një institucioni serioz) vetëm e vetëm të arrijnë objektivat e tyre të përdhosjes së personalitetit tim në publik”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat