Pas mediave të Hysenbelliut dhe Haxhiut, ‘inceneratorët’ e paguan rrastë servilin kryesor të Ramës, Carlo Bollinon

Aktuale

Pas mediave të Hysenbelliut dhe Haxhiut, ‘inceneratorët’ e paguan rrastë servilin kryesor të Ramës, Carlo Bollinon

Më: 8 maj 2022 Në ora: 10:48
Baton Haxhiu

Skandali i inceneratorëve pos që prangosi një ish-ministër në Shqipëri, vuri brenda diametrit të vet edhe media të oligarkëve e gazetarëve. Pos medias së Irfan Hysenbelliut dhe Baton Haxhiut, del se edhe media e italianit Carlo Bollino mori para të majme nga kompanitë e inceneratorëve.

Media e Bollinos del të jetë paguar me vite nga kompanitë e inceneratorëve në Shqipëri.

Dokumentet e publikuara nga CNA.al, tregojnë se media e Bollinos “MTSC” është paguar me rreth 40 mijë euro në shtatë fatura.

Vetëm gjatë muajit prill të vitit të kaluar, MTSC është paguar me 17 mijë euro.

Kjo kompani me adresë në Tiranë është themeluar më 2015, por sipas dokumenteve të publikuara nga CNA.al, del se është në pronësi të plotë të gazetarit italian Carlo Bollino.

Image

 

Image

Por, përveç kësaj media të Bollinos, të implikuara ka edhe media tjera. Ndër to, “Fax Media News” e oligarkut Irfan Hysenbelliu dhe “The Albanian Post” e Baton Haxhiut.

Nacionale ka raportuar për këto dy kompani mediale që morën pare nga kompanitë e inceneratorëve në formë marketingu, përkundër audiencës së vogël.

Përgjigjen se pse dikush duhet t’i paguajë mediat në mënyrë sistematike për muaj të tërë, ndërkohë që të njëjtat nuk e kanë audiencën e duhur për t’i marrë ato para, duhet ta japë Prokuroria.

Sipas tabelave të publikuara nga CNA, Albanian Post e Baton Haxhiut mori 2 milionë e 600 mijë lek apo rreth 21 mijë euro.

 

Image

Edhe oligarku Irfan Hysenbelliu u pagua përmes medias së tij nga kompanitë e inceneratorëve

Kompania mediale “Focus Media News”, brenda saj Fax Tv dhe Fax News, u pagua me para të majme nga kompanitë e inceneratorëve të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, raporton CNA.al.

Ortak i vetëm me 100% të kapitalit të kësaj kompanie mediale është “Focus Group”. Pra, grupi i oligarkut Irfan Hysenbelliut.

“Fokus Media News” e Irfan Hysenbelliut ka marrë pagesa sistematike nga kompanitë e inceneratorëve, sipas CNA.al.

Vetëm në gjysmën e parë të 2021, “Focus Media News” në Shqipëri, mori gati 100 milionë lekë [800 mijë euro] nga kompania e Klodian Zotos, të inceneratorëve.

Këto pagesa kanë ardhur në formë reklamash, edhe pse Focus Media News, sipas CNA, nuk ka publikuar asnjë reklamë me muaj të tërë.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat