E injoroi Gërvallën, Rama në mes dy ‘vëllezërve’ Vuçiq dhe Dodik/ Kraki ‘shpërthen’ me akuza ndaj tij

Aktuale

E injoroi Gërvallën, Rama në mes dy ‘vëllezërve’ Vuçiq dhe Dodik/ Kraki ‘shpërthen’ me akuza ndaj tij

Nga: A.M Më: 12 maj 2022 Në ora: 15:52
Nezir Kraki

Profesori shqiptar në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka reaguar ashpër ndaj një postimit të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Rama postoi fotografi nga darka formale që e mbajti me shefin e diplomacisë evropiane Josep Borrell dhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor.

Ai aty shihet krah për krah me Dodikun dhe Vuçiqin, ndërsa, ministrja e Kosovës, Donika Gërvalla u la anash në fund.

Kraki tha se Gërvalla nuk u respektua fare.

“Një grua prezente, ministre e jashtme e Kosovës, është lënë anash, pa u respektu as nga Borell proserbi, as nga Ed antikosovari. Idiota që të dy!”, shkroi Kraki në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Edi Rama në foton familjare në mes dy vëllezërve.

Një grua prezente, ministre e jashtme e Kosovës, është lënë anash, pa u respektu as nga Borell proserbi, as nga Ed antikosovari. Idiota që të dy!

Image
Postimi i Edi Ramës
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat