Durmishi publikon emrat e deputetëve që votuan Gjykatën Speciale: Si nuk ju vjen turp?

Aktuale

Durmishi publikon emrat e deputetëve që votuan Gjykatën Speciale: Si nuk ju vjen turp?

Më: 18 maj 2022 Në ora: 21:04
Hysen Durmishi

Zëvendësministri i Transportit, Hysen Durmishi, ka komentuar dënimin e ish-krerëve të OVL të UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, nga Gjykata Speciale në Hagë.

Sipas Durmishit, kjo gjykatë është e padrejtë dhe se aktgjykimet e saj nuk janë të drejta.

Ai ia shton postimit të tij në Facebook edhe listën e deputetëve të Kuvendit të Kosovës që kishin votuar pro themelimit të kësaj gjykate duke u thënë se janë “bashkëfajtorë në secilin dënim”

Ky është postimi i plotë i tij:

Gjykata speciale është gjykatë e padrejtë, është gjykatë kundër luftës tonë të drejtë çlirimtare prandaj ne e kundërshtuam fuqishëm.

Prej një gjykate të tillë që në thelb nuk ka lidhje me drejtësinë, natyrisht që nuk mund të presim aktgjykime të drejta.

Por, ju lutem, ju 82 deputet që e votuat dhe e mundësuat themelimin e saj, është mirë të heshtni sot. Si nuk ju vie turp të flisni, kur ju jeni bashkëfajtor në dënimin që ndodhi sot dhe në secilin aktgjykim që mund të ndodhë neser.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat