Arianit Koci “godet” politikanët shqiptarë: Diskriminim, pse nuk na pajisin të gjithëve me shtetësi shqiptare?

Aktuale

Arianit Koci “godet” politikanët shqiptarë: Diskriminim, pse nuk na pajisin të gjithëve me shtetësi shqiptare?

Nga: A.ZH Më: 24 qershor 2022 Në ora: 10:05
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci, ka thënë se Shqipëria nuk po mbron sa duhet të drejtat kombëtare të qytetarëve të Kosovës, edhe pse kjo parashihet në nenin 8 të Kushtetutës së Republikës.

Ai ka thënë se po diskriminohen qytetarët e tjerë që nuk janë politikanë e artistë, pasi këta të fundit përmes nënshtetësisë shqiptare, nuk kanë nevojë për viza.

“Pse nuk na pajisin të gjithëve me shtetësi shqiptare?”, ka pyetur Koci, në një postim në Facebook, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij i plotë:

Republika e Shqipërisë mbron të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj - parasheh neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

A po e bën këtë?

Jo sa duhet!

Shumicës së politikanëve kosovarë, estradës, afaristëve, dhe personave që kanë gjetur lidhje, i ka pajisë me shtetësi/pasaporta shqiptare.

Rrjedhimisht, ata nuk kanë nevojë me u pajisë me viza.

Pse ky diskriminim?

Pse nuk na pajisin të gjithëve me shtetësi shqiptare?

A nuk jemi një?

Kosovarët nuk po diskriminohen vetëm prej Evropës por edhe prej Shqipërisë!

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat