Hajdari: Në rezervat shtetërore kemi shtuar plus 10 milionë euro furnizim me grurë, vaj dhe sheqer

Aktuale

Hajdari: Në rezervat shtetërore kemi shtuar plus 10 milionë euro furnizim me grurë, vaj dhe sheqer

Më: 30 qershor 2022 Në ora: 22:39
Rozeta Hajdari

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se janë furnizuar dukshëm mirë me të gjitha produktet elementare.

Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se janë furnizuar dukshëm mirë me të gjitha produktet elementare.

Hajdari thotë se është çështje muajsh që do ketë pasurim të lartë kur edhe në korrik janë të korrurat vendore.

“Kur erdha si ministre e re kuptova që rezerva e shtetit duhet të pasurohet më shumë dhe u mora me politiken e furnizimit për rezervën shtetërore. Kemi grurë dhe të gjitha produktet elementare, jemi furnizuar dukshëm më mirë. Tash do të ketë pasurim edhe më të lartë është çështje muajsh dhe më shumë, pasurim më të lartë edhe në korrik kur kemi të korrurat vendore”, tha ajo.

Ajo thotë se në rezervat shtetërore kanë shtuar 10 milionë euro furnizim me grurë, vaj dhe sheqer.

Kemi shtuar plus 10 milionë euro furnizimin që është me grurë me vaj dhe sheqer. Mbi 60% e rendimentit është rritur në prodhimin vendor, duke e hequr edhe akcizën. Ne e kemi rezervën për situata më të vështira në rast të luftës, ose fatkeqësive natyrore, ne synojmë në afat më të gjatë të jemi me më shumë furnizim të rezervave shtetërore që të balancojmë edhe tregun përmes rezervës shtetërore nëse lejon buxheti”, deklaroi Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat