Fejzullahu: Ne e kemi kryer punën tonë lidhur me Elektroseverin, njëra pikë s’u respektua në afat

Aktuale

Fejzullahu: Ne e kemi kryer punën tonë lidhur me Elektroseverin, njëra pikë s’u respektua në afat

Më: 19 korrik 2022 Në ora: 13:02
Ymer Fejzullahu

Kryetari i Bordit të Rregullatorit të Energjisë Elektrike, Ymer Fejzullahu ka deklaruar se kanë informuar në detaje deputetët e AAK-së, Besnik Tahiri si dhe Bekë Berisha lidhur me zhvillimet e fundit në kuadër të energjisë në Kosovë.

“Ata ishin të interesuar të informohen në detaje lidhur me furnizimin me energji elektrike. Ne informuam në detaje për secilin shqetësim që patën rreth furnizimit me energjie elektrike dhe të tjerat që ata patën”, tha ai.

Fejzullahu u pyet edhe lidhur me mundësinë e shqyrtimit të ndryshimeve në kuadër të tarifave të energjisë elektrike.

“Ne kemi thënë se ato varen prej çmimeve të importit, meqenëse ato çmime varen nga bursa ndërkombëtare. Kurdo që përmbushen kërkesat ligjore, ende s’janë plotësuar për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tyre. Ne kemi përmbyllur një shqyrtim të jashtëzakonshëm në shkurt të këtij viti dhe kemi një furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike dhe po mundohemi njëjtë të jetë edhe vitin e ardhshëm. Me mundësinë që kemi me gjeneratorët vendorë, por edhe me mundësitë që kemi edhe rreth çmimeve dhe sasisë së importit në bazë të tregjeve regjionale”, shtoi Fejzullahu.

“Legjislacioni e thotë ashtu. Kurdo që e hedh duhet reflektuar kostot.Ne kemi hapur shqyrtimin e jashtëzakonshëm vitin e kaluar dhe e kemi përmbyllur në shkurt të këtij viti. Aktualisht deri më tani nuk janë plotësuar kërkesat dhe kriteret ligjore për një shqyrtim tjetër të jashtëzakonshëm. Kjo është përgjigja që mund të japim deri në këtë moment.Përjashtime besoj se mund të bëhen pasi ato nuk varen nga ne, pra nga ZRRE-ja, por nga çmimet e energjisë elektrike në regjion. Por edhe të energjisë e gazit”, theksoi ai.

Fejzullahu u pyet edhe lidhur me zbatimin e marrëveshjes së fundit për energjinë, nga ku u vendos që komunat me shumicë serbe të paguajnë energjinë elektrike.

“Besoj se ZRRE-ja e ka kryer punën e saj, pika e parë ka qenë dhënia e licencës për Elektroserver, kurse pikat tjera i takojnë institucioneve të tjera, si KEDS-KOST e të tjerat bashkë me Elektroserverin. Ne mund të japim një informatë që besoj e dini që pika e dytë ende s’është respektuar në bazë të afatit, edhe pikat tjera janë të përfshira në të.Pika e dytë s’është zbatuar. Nëse shikohet në bazë të marrëveshjes thuhet se pas 100 ditëshit e qartëson se cilat janë veprimet e ZRRE-së, në përmbushje të pikave të tjera”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat